Moti i keq duke se ka ‘pushtuar’ të gjithë botën. Ashtu si në Europë apo në Shqipëri, ku dallgët lanë pas dy viktima dhe rrezikuan jetën e 26 pushuesve të tjerë edhe në Rio de Janeiro është krijuar panik nga deti i ‘tërbuar’.

Në një video të publikuar në rrjet shihet teksa një dallgë e madhe ka shkuar përtej çadrave të pushuesve në breg dhe ka marrë me vete gjithçka ka gjetur para. Siç mund ta shihni edhe në video, dëgjohen ulërimat e pushuesve dhe shihet teksa ata vrapojnë për t’i shpëtuar dallgës.

Në pamje shihet se pushuesit përpiqen që të shpëtojnë çtë munden dhe mbërthejnë fëmijët me krahë në mënyrë që të mos i marrë dallga me vete. Më pas teksa dallga tërhiqet pushuesit vrapojnë që të mbledhin sendet e tyre personale të shpërndara nga uji.

 

Artikulli paraprakMOTI I ÇMENDUR, PËRMBYTET DHE DIGJET EUROPA, 3 VIKTIMA NË ITALI, PREJ FURTUNËS DHE SHIRAVE TË RRËMBYESHËM
Artikulli tjetërSHBA, SULM ME ARMË NË KALIFORNI, 4 TË VDEKUR DHE 16 TË PLAGOSUR