Prej kësaj të mërkure deri në 17 nëntor, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet panairi i 22 i librit.

Botuesit kërkojnë më shumë mbështetje nga Ministria e Kulturës për evente të tilla, por edhe lehtësimin sa i përket kostove. Ndërsa qytetarët shprehin shqetësimin e çmimit të lartë të librit.

Në nisje të Panairit të Librit botuesit shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes prej shtetit. Madje në prani të Ministres së Kulturës u kritikua përfshirja e librit në skemën e TVSH-së.

Ymeri: Të punojmë më shumë së bashku për të përmirësuar punën e librit.
Por ministrja Elva Margariti vuri theksin te roli i panairit si promovues dhe jo si treg.
Margariti: Kemi mbështetur dhe unë e mbështes sot edhe me prezencën time. Nuk jemi opër të konsideruar panairin thjesht si një vend ku shiten libra.

Këtë vit panairi vjen me rreth 800 botime të rinj të sjellë nga rreth 100 shtëpi botuese.
Fëmijët ishin të parët që mbushën Pallatin e Kongresit të shoqëruar me prindër, por edhe me mësues.

Edhe këtë vit për vizitorët shqetësim ka qenë çmimi i librit.
Panairi i Librit do të jetë i hapur përgjatë datave 13 deri në 17 nga ora 9:00 deri në orën 19:00.

Artikulli paraprakKREU I DELEGACIONIT TË PE-SË PËR SHQIPËRINË: POLITIKANËT TË HEQIN DORË NGA INTERESAT E TYRE
Artikulli tjetërDIPLOMOHEN JURISTËT E RINJ, ZYRTARI AMERIKAN: NUK DO E KENI TË LEHTË, POR DEMASKOJENI KORRUPSIONIN