Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për sfidën e nesërme me Skocinë.

“Nesër duhet të shënojmë patjetër”, ka deklaruar tekniku italian i kuqezinjve, duke pohuar se ndaj skocezëve do të synohet fitorja.

“Problemi është që në Izrael kemi krijuar situata. Do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të krijonim raste. Te lojtarët duhet të jetë dëshira që të mos e pranojnë që nuk arrijnë të bëjnë gol, pastaj personalisht kam menduar gjëra se është një ndeshje që duhet ta fitojmë me doemos.

Që kur kam ardhur këtu kam treguar se i kam dhënë kurajë lojtarëve të mi, pyeteni edhe kapitenin. Nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër, i kam kërkuar që të luajnë sa më shumë ofensiv. Nesër do ti kërkoj të fitojnë, me siguri”, shtoi Panucci.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME 5 KG MARIJUANË NË KUFIRIN ITALI–AUSTRI
Artikulli tjetërAGJENTË DHE KAMERA NË ÇDO INSTITUCION PËRKUJDESI