Nga Nettuno, vendi i shndërruar në simbol të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore në Itali, Papa Françesku bëri një prej thirrjeve më të forta e emocionale kundër luftës.

“Kur e shikojmë këtë varrezë – theksoi Ati i Shenjtë gjatë homelisë – themi: “Ndali, o Zot, kurrë më luftë!” Kur kujtojmë këtë masakër të panevojshme – siç e quajti Benedikti XVI – e mijëra e mijëra të rinj, shpresa të thyera, mund të themi sot, kur lutemi për të vdekurit, posaçërisht për këta djem, sot që lufta është ende në këmbë e bota përgatitet të hyjë thellë e më thellë në të: “Jo më, o Zot! Jo më!”, raporton Radio Vatikani.

E, më pas Papa kujtoi edhe fjalët e një plake nga Hiroshima, që pati humbur të vetët: “Njerëzit bëjnë gjithçka munden për ta deklaruar e për ta bërë luftën, duke asgjësuar, në fund, vetveten”. Kjo është lufta! Asgjësim i vetvetes. Mbjellje lotësh”. Kur bëjnë luftë, njerëzit janë të bindur se po bëjnë pranverë – ndërsa bëjnë një dimër tmerri e vdekjeje!”

Artikulli paraprakMONITORIMI AJROR: KA REDUKTIM TË PARCELAVE ME KANABIS
Artikulli tjetërMINNITI: BASHKË NA DUHET TË LUFTOJMË TË PAPREKSHMIT