“Duam Paqe në Aleppo”. Kjo është motoja e tubimit sensibilizues që do të jetë në Shkodër ditën e hëne në ora13:00.

Pjesë e këtij marshimi kundër vrasjeve të pafajshmëve dhe kundër luftës në Siri do të jenë organizata të shoqërisë civile bashkë me grupime të tjera. Ka edhe një thirrje për të gjithë qytetarët e Shkodrës që të bëhen pjesë e tubimit kundër luftës në Siri dhe vrasjeve në Aleppo. Kjo ecje e organizatave të shoqërisë civile por jo vetëm vjen pas shokimit nga ngjarjet në Aleppo dhe foto dhe videot tronditëse që vijnë bashkë me heshtjen e institucioneve të mëdha.

Artikulli paraprakPS SHKODËR, JULIA DEKOVI ZGJIDHET KRYETARE E GRUAS
Artikulli tjetërLIVING – SALEZIANËT E SHKODRËS