Mjafton të kesh para dhe nuk ka asgjë të pamundur. Miliarderi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdulla Alshehi, kërkon të bëjë diçka që as nuk ishte menduar më parë. Të dërgojë akull nga Antarktida në vendin e tij.

Sigurisht që të transportosh akullin drejt një vendi ku temperaturat janë gjithmonë të larta, shumica e tij do të shkrijë. Por mesa duket miliarderi i ka marrë parasysh të gjitha. Ai thotë se vetëm 30 % e të gjithë masës prej 8.800 metër kub akull do të shkrijë përgjatë 10 muajve që pritet të zgjasë transportimi.

I gjithë procesi do t’i kushtojë 80 milionë dollarë dhe po bëhet për t’i siguruar qytetarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe ujë të freskët, pasi përdorimi i ujit nga deti ka kosto më të lartë.

Artikulli paraprakZAEV: “PËRGJIMI” NDJENJË E HIDHUR, U SQAROVA ME FQINJËT
Artikulli tjetërDHJETËRA TË LËNDUAR NË FLUTURIMIN E KOMPANISË AIR CANADA