PDIU ka zhvilluar një takim në Dibër më të rinjtë që i janë bashkuar kësaj force politike në këtë zonë.

Gjatë këtij takimi një pjesë e mirë e të rinjve në panel shprehën qartë mbështetjen për forcën politike që ata përfaqësojnë. Secili prej tyre prezantoi vetveten dhe fushën në të cilën ata kanë përfunduar studimet brenda dhe jashtë vendit për ekonomi, inxhinieri, shkenca politike, etj, ku nëpërmjet programit të PDIU-së ata kanë mundësi të japin ndihmesën jo vetëm për qarkun e Dibrës, por për krejt vendin.

Këta të rinj, të cilët treguan edhe arsyet pse i janë bashkuar PDIU-së në Dibër, vunë theksin tek kauzat dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë kudo që janë, si dhe me këmbëngulje çdo ditë po japin kontributin, që brenda programit të përfshihen jo vetëm projektet se si mund të zhvillohet Qarku i Dibrës, por edhe në fushën e arsimit, mbrojtjes së kulturës, gjuhës, etj…

Për të gjithë skeptikët se përse rezultati i PDIU-së, në zgjedhjet e fundit për Kryetar Bashkie në Dibër ishte i shkëlqyer, të rinjtë treguan para qytetarëve dibranë se arsyeja që i janë bashkuar PDIU-së, është se kjo parti, ndryshe nga forcat e tjera politike, i pranoi ata pa kushte dhe u dha mundësinë që të hedhin idetë e një programi për zhvillimin e Dibrës. Sipas tyre PDIU tashmë shtrihet në të gjithë qarkun e Dibrës, me struktura të mirorganizuara.

Në këtë takim Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se do lobohet dhe do t’i bëhet presion qeverisë për të bërë realitet rrugën e “Arbërit”.

Artikulli paraprakHETIMI TATIMOR, DERGON NE PROKURORI 71 BIZNESE
Artikulli tjetërIRONIZON BERISHA, “RAMA, TAHIRI DHE GRATË”