Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar shira të karakterit lokal. Po ashtu, orët e pasdites mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakEKSOD NË FLORIDA
Artikulli tjetërTËRMETI NË MEKSIKË, MBI 61 TË VDEKUR, LËKUNDJET 8.1 BALLË