Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të paraqitet moti për të gjithë zonën malore, më të dukshme shirat do të jenë në veri të vendit.

Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë pas here do të gjenerojnë shira lokale. Sërish më të rrezikuara nga shirat do të jenë veriu dhe verilindja e vendit. Parashikohet që gjatë natës vranësirat dhe shirat të largohen gradualisht nga i gjithë vendi. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehte në orët e mëngjesit por orët e mesditës nuk do të sjellin shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë dallgëzimi në det, do të jetë deri në 2 ballë.

Artikulli paraprakMICHAEL SCHUMACHER NUK MUND TË ECË MË
Artikulli tjetërPOLICIA TENTON T’I NXJERRË NGA BANESA, 12-VJEÇARJA HIDHET NGA KATI I TRETË