Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime, përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor ku priten vranësira të dendura.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Artikulli paraprakËSHTË KOHA TË REFLEKTONI PËR GABIMET QË KENI BËRË…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetërSOT FILLON NUMËRIMI I VOTAVE TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NË KOSOVË