Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë ditës së shtunë duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të territorit

, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash të lehta. Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues në vend deri në orët e vona të natës kur priten sërish kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës ku termometri do të arrijë në zona të veçanta deri në 35 – 36 gradë C. Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimi ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.

Artikulli paraprakMEKSIKË, EKZEKUTOHET PARA GRUAS DHE FËMIJËVE GAZETARI
Artikulli tjetërIDENTIFIKOHET AUTORI I MASAKRËS NË MYNIH TË GJERMANISË, NJË 18-VJEÇAR IRANIAN