Prokuroria po përplaset me mbrojtjen e të arrestuarëve që pretendon se paratë e sekuestruara në banesën e njërit prej të akuzuarve janë të ardhura prej qirave.

Në këtë mënyrë prokuroria i ka kërkuar një përgjigje bankës së nivelit të dytë. Siç bën me dije [rokuroria, banka sqaron se nuk mund të identifikojë nëse nga 16 mijë dollarët dhe gati 4 mijë euro e gjetura në shtëpinë e Robert Kullës janë apo jo valutë e saj. Ne kishim shpresë, tha një pjesëtar i grupit të hetimit, të konfirmonim burimin e këtyre të ardhurave , por banka ka informuar hetuesit se paratë nuk kishin as numër serie dhe as ndonjë shenjë tjetër dalluese. Për vjedhjen e gati 200 mijë eurove ndodhen të arrestuar tre persona, Alan Babameto, Robert Kulla dhe Roland Liti. Kulla, djali i Nehat Kullës, i njohur ndryshe si “Gjenerali”, në Shkallën e Parë u la në arrest me burg me afat 30­ditor pikërisht për këtë shkak. Masa me afat u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit pasi Prokuroria nuk kishte marrë ende përgjigjje nga banka. I dyshuari këmbëngul se paratë e sekuestruara janë të ardhura nga qiratë e dy objekteve , por deri më tani Prokuroria ka si provë të fortë kundër të dyshuarve, një shenjë gishti që i përket Roland Litit , e konstatuar në vendin ku grabitësit kishin gërmuar për të hapur një tunel, si edhe qelizat e telefonit. Të dhënat telefonike tregojnë se të pandehurit janë ndodhur në zonën e ish­Bllokut në kohën kur ka ndodhur grabitja e bankës.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, TEMPERATURA TË LARTA
Artikulli tjetërALEKSI QË I SHKRUAJTI LETËR OBAMËS SHFAQET NË PUBLIK