Parkingjet mbeten sfidë dhe nevojë e madhe për qytetin e Shkodrës, ndërsa mungesa e tyre po shkakton çdo ditë e më tepër vështirësi lëvizjeje. Drejtuesit e automjeteve shpesh detyrohen të parkojnë në rrugicat e qytetit, ndërsa kjo penalizon banorët e lagjeve.

 

Pamjet qe shihni jane shnderruar ne te zakonshme per syrin e qytetareve shkodrane. Te gjithe ato qe frekuentojne rruget e qytetit konstatojne anomali ne trafik. Mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor me parkimet e gabuara tashmë është kthyer në një “gangrenë” për të gjithë.

 

Sic mund të ndiqni përmes pamjeve si drejtuesit e automjeteve nuk zbatojnë absolutisht një ndër rregullat më minimale të qarkullimit, parkimin e rregullt të automjeteveduke parkuar dyshe. Parkimet e gabuara vazhdojnë të jenë problem shqetësues jo vetëm për qytetarët por edhe për policinë që siç duket e ka të pamundur të marrë masat e duhura.

 

Një nga problematiket që shkaktohen nga këto lloj parkimesh përveç krijimit të vështirësive në qarkullim bëjnë dhe bllokimin e rruges ne raste emergjence per zjarrfikesen, ambulance etj.

 

Gjithsesi dihet që përveç policisë së Qarkullimit Rrugor është dhe ajo Bashkike që mund të bëjë sistemiminin e trafikut duke marrë masat ndëshkimore me gjobë financiare për parkimet e gabuara. Se kur do të ketë një sistemim kjo ndoshta është pa afat të caktuar dhe mund të vijojë për shumë kohë.

 

Artikulli paraprakVELIPOJË, 30 VJEÇARI MBYTET NË ZONËN E VILUNIT
Artikulli tjetërLEZHË, ZHVENDOSJA E POLIKLINIKËS NGJALL REAGIME