Kuvendi i mbledhur në seancën e jashtëzakonshme këtë të martë (30 gusht) ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës ligjin për “Vettingun”, çka i hap rrugë krijimit të institucionit që do të infiltrojë gjyqtarët dhe prokurorët

. Ligji është miratuar vetëm me votat e mazhorancës (88 vota pro dhe 1 abstenim), ndërsa opozita braktisi sallën e Kuvendit pak momente përpara votimit. Seanca nisi punimet në orën 17:30 dhe deputetët e opozitës lanë Kuvendin në 19:16, pas përfundimit të fjalës së deputetit Eduard Halimi Deputeti demokrat që lajmëroi largimin e opozitës nga Parlamenti, deklaroi se nuk mund të bëheshin pjesë e një procesi të kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Ai tha se nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga mazhoranca në lidhje me diskutimet parimore, sipas tij, të kësaj çështjeje.

Artikulli paraprakLIGJI PER VETINGUN, NGJALL DEBATE NE KUVEND
Artikulli tjetërVIJOJNË OPERACIONET ANTI KANABIS, ASGJËSOHEN 14718 RRËNJË