Presidentja në largim, Atifete Jahjaga siç duket nuk do të largohet nga skena politike.

Ajo së bashku me Mimoza Kusarin e Vjosa Osmanin do të jenë tri gratë nismëtare për formimin e një partie politike të re në Kosovë. Ideja për formimin e një partie të re po nxitet nga faktori ndërkombëtar, përkatësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të zhgënjyera tej mase me përformancën e lidershipit politik në Kosovë. Lidership ky i cili jo vetëm nuk po arrin për ta ndërtuar një Kosovë demokratike e të zhvilluar, por me politikat që po ndjek është duke e rrezikuar seriozisht edhe projektin amerikan për Ballkanin Perëndimor. Burimet thonë se formimi një partie të re nga partnerët ndërkombëtar po shihet si jetike për Kosovën, për shkak se situata politike po vjen duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë, zhvillimi ekonomik ka mbetur në pikën zero, kurse krimi ekonomik e korrupsioni është bërë partner i qeverisjes aktuale, qeverisje kjo në të cilën faktori ndërkombëtar ka shpresuar shumë se do të jetë efikase dhe si dy partitë më të mëdha PDK e LDK, do të jenë në gjendje që ta përmbyllin procesin e dialogut me Serbinë pa shkaktuar tensione politike dhe do të krijojnë një klimë të re politike në Kosovë duke krijuar kushte të favorshme për investime dhe me theks të veçantë nga PDK e LDK, është pritur një luftë serioze kundër krimit e korrupsionit në Kosovë. Këto dy parti, përkrahjen e faktorit ndërkombëtar e keqpërdorën, duke e shndërruar këtë përkrahje në arrogancë qeverisëse e tensionimin e raporteve me opozitën. E kjo sipas këtyre burimeve, ka krijuar një situatë politike të pa qëndrueshme e cila është duke rrezikuar edhe projektet amerikane për Ballkanin Perëndimor. Burrat e Kosovës në politikë në partneritet me miqët ndërkombëtarë po tregohen të pa suksesshëm, të pa besueshëm dhe të korruptuar. Prandaj SHBA ka vendosur që të përkrahë me të gjitha mënyrat formimin e një partie të re të udhëhequr nga gratë e Kosovës, duke i piketuar si nismëtare për krijimin e një fryme të re politike tri gra të suksesshme dhe të admiruara nga qytetarët e Kosovës, siç janë Atifete Jahjaga, Mimoza Kusari dhe Vjosa Osmani. Gra këto të cilat, secila në mënyrën e saj ka nga një lidhje të veçantë me SHBA-të dhe janë treguar partnere të zonja e të besueshme. Mësohet se kësaj nime të re politike do ti bashkohen edhe shumë figura tjera nga shoqëria civile, stafi akademik, kurse logjistikë e formimit të saj do të jetë Instituti KIPRED, përfaqësues të të cilit edhe do të jenë pjesë e strukturave nismëtare të kësaj partie të re. Kjo përbërje e re politike, në radhë të parë do ta dinamizojë dialogun me Serbinë, do ta ngrisë nivelin e përfaqësimit në dialog në një shkallë të kënaqshme profesionale, duke eliminuar ekipin e deritashëm i cili ka treguar një injorancë totale në procesin e dialogimit dhe pritja kryesore e kësaj klase të re politike është, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPD SHKODËR AKUZA MINISTRIT ILIR BEQAJ
Artikulli tjetërÇERTIFIKATA PROFESIONALE PËR SHOFERËT, BRAHIMI: PËRGJEGJËSE AUTOSHKOLLAT