Raportohet se më 13 qershor është propozuar të jenë zgjedhjet për kryetarin e ri të PD.

Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi ka deklaruar se procesi hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 paraqiten kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.

Ndërkohë fushata do të jetë mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Basha do të rikandidojë për kryetar të PD ndërkohë përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin.

‘’Sekretari i Përgjithshëm i PD ka deklaruar se hapet procesi zgjedhor për zgjedhjet e kryetarit të PD. Nisja e procesit do të jetë më 16-22 maj. Paraqitja e kërkesës, 23 maj për përzgjedhjen e kandidatëve dhe 24-11 qershor. 13 qershor dita e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD. ‘’- tha gazetari i NEWS24.

Marrë nga BalkanWeb

Artikulli paraprakGURISHTA AKUZON: VLLAZNIA PA ALEANCA, TJERËT AUTOSTRADË
Artikulli tjetërZGJEDHJET PËR KRYETARIN E PD/ JA EMRAT QË JANË PROPOZUAR PËR KOMISIONIN