Një tjetër betejë e pret skuadrën e Vllaznisë këtë të dielë e cila do të përballet në transfertë me Partizanin në Tiranë. Trajneri Ernest Gjoka e përkufizon këtë takim si një tjetër provim për kuqeblutë ku duhet me patjetër të bëjnë gol për të marrë pikët.

Në këtë ndeshje skuadra mikpritëse ka disa mungesa të rëndësishme por kjo për teknikun e shkodranëve nuk është një avantazh pasi ai shprehet se Partizani ka shumë lojtarë të tjerë cilësorë.

Trajneri Gjoka vijon më tej duke bërë të ditur që tek ekipi i tij nuk do të ketë mugesa por shprehet se gjendja psikologjike e skuadrës nuk është më e mira por në fushën e blertë ata duhet të bëjnë më të mirën e mundshme.

Numri një i pankinës shkodrane gjatë deklaratës së tij në pragndeshjen ndaj Partizanit u shpreh se tashmë jemi tërësiosht në forca tona dhe po luftojnë fort për të qendruar në superligë

pasi për këtë arsye ka ardhur tek Vllaznia përfundoi Ernest Gjoka i cili është i bundur se kuqeblut nuk bien nga kategoria.

 

Artikulli paraprakTRANSFERIMI I ARKIVAVE, REAGON PD SHKODËR
Artikulli tjetërAKEP: SHQIPTARËT, SHPENZIME MË TË ULTA SE NË BE PËR CELULARËT