Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në konfliktin në rajonin e Nago-Karabakh.

Ministri i jashtëm rus njoftoi marrëveshjen pak para orës 03:00 me orën lokale në Moskë, pas 10 orësh bisedimesh në kryeqytetin rus.

Sergej Lavrov tha se të dy vendet do të fillojnë tani bisedime të rëndësishme në rrafshin afatgjatë.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra janë zhvendosur që nga përballja e fundit në konfliktin e gjatë në 27 Shtator.

Luftimet do të ndërpriten nga mesdita e kësaj të shtune, për të lejuar shkëmbimin e të burgosurve dhe tërheqjen e trupave të pajetë.

Karabaku drejtohet nga armenët etnikë edhe pse zyrtarisht është pjesë e Azerbajxhanit.

Të dy ish republikat Sovjetike kanë fajësuar njëra-tjetrën për shpërthimin e fundit të dhunës – më e rënda në dekada.

Artikulli paraprakEMSC RAPORTON SËRISH LËKUNDJE TË LEHTA TËRMETI NË KOSOVË
Artikulli tjetërFUSHATA AMERIKANE, “TWITTER” VENDOS KUFIZIME PËR ZGJEDHJET, JA ÇFARË PARALAJMËRON