Kryeministri Rama vijon takimet e tij me zyrtarë të lartë të BE dhe ndërkombëtarë në prag të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt të organizuar në Bruksel.

Dhe pikërisht pas ndalesës në Berlin ai bën me dije se po udhëton drejt Brukselit për të takuar organizatoren e Konferencës së Donatorëve, Presidenten e KE Ursula von der Leyen si dhe Presidentin e NATO-s Jens Stoltenberg.

”Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”- shkruan Rama.

Ramq

Artikulli paraprakVDES JAK PRENGA QË U MOR PENG NË KAMËZ, POLICIA ZBARDH TË GJITHA LËVIZJET E AUTORËVE: PAS RRËMBIMIT, DO E ÇONIN NË RESORT! ÇFARË I GJETËM BANDËS
Artikulli tjetërNJOHJA E LEJEVE TË DREJTIMIT SHQIPTARE NË BE, RAMA: NË SHKURT VIJNË EKSPERTËT GJERMANË! NË GREQI PROCEDURAT DREJT PARLAMENTIT