Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi publikoi një foto nga gruan nga Mirdita Rigerta Lokun që “ngriti në këmbë” sallën e Kuvendit të Shqipërisë

gjatë kësaj të shtune. Për ministrin, nuk ka simbolikë më të gjetur për nevojën sipas tij të koalicionit me njerëzit e zakonshëm. Peleshi: Kjo eshte Rigerta qe pasi perfundoi studimet ne Sapienza, u kthye ne fshatin e vet ne Mirditë dhe ngriti nje fermë dhish. Fjala e saj sot ne Parlamentin rural i emocionoi dhe i futi ne mendime te gjithe. U be njecerek shekulli qe fshati eshte jashte vemendjes e megjithate na jep 20% te Produktit te Brendshem Bruto. I paorientuar, i pakeshilluar, i permbytur fermeri shqiptar ka mbijetuar. Sot u ul ne karriget e parlamentit dhe kerkoi te degjohet. Nuk ka simbolike me te gjetur se kjo per nevojen e koalicionit me njerezit e zakonshem ne vend te koalicionit mes partive.

Artikulli paraprakMUAJI TETOR, MUAJI I SENSIBILIZIMIT KUNDER KANCERIT
Artikulli tjetër“BLLOKU I APARTAMENTEVE U RRAFSHUA, MIDIS DHJETËRA VIKTIMAVE 4 FËMIJË”