Pas kthimit nga Ukraina si drejtues i Presidencës së OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me homologun Giuseppe Conte.

Dy nga çështjet kryesore që pritet që të diskutohen në takimin mes Ramës dhe Contes janë çelja e negociatave me shpresën se liderët e BE-së do të marrin një vendim në pranverë dhe pika tjetër lidhet me konferencën e donatorëve që do të mbahet në shkurt.

“Kryeministri Giuseppe Conte, e enjte 23 janar, do të takohet në orën 10.30 me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama”, shkruhet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Italisë.

Kjo është hera e tretë që Rama dhe Conte takohen në pak muaj. Vizita e Contes në Shqipëri në tetor u pasua nga e kryeministrit Rama në Itali, po vitin e kaluar, ndërsa sot do të kenë një tjetër takim në Romë.

Artikulli paraprakSHËNDETI – 22.01.2020
Artikulli tjetërULEN LEHTË TEMPERATURAT, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME