Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook, pas përgjigjes së Bashës.

Edi Rama: Sot i kam nisur zyrtarisht ftesën këtu bashkëngjitur, zotit Lulëzim Basha. Sapo ka mbërritur mbi tavolinën time, përgjigja e tij, këtu bashkangjitur gjithashtu. Ju lutem më thoni nëse jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon fare në përgjigjen në fjalë! Sepse më ngjan që letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, po si përfundim nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën(?!). Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë? Sidoqoftë e përsëris, ne jemi gati. Në ftesën tonë, kemi qenë shumë të qartë që nuk imponojmë asgjë (natyrisht as nuk mund të na imponohet kurrëgjë). Dëshirojmë një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjesh të dakordësuar 100%. Do të ishte shumë mirë të ndodhte për arsyet që thamë, por ndërkohë ndodh s’ndodh, ne vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim. Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Njerëzit na gjykojnë të gjithëve!

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLETRA E RAMËS, REAGON LULZIM BASHA
Artikulli tjetërSHËRBIMI URBAN GREVË 2 ORËSHE, PUNONJËSIT NË PROTESTË