Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka përfunduar takimin me kreun e shtetit Bajram Begaj. Sipas axhendës, Erdogan tashmë ka mbërritur në Kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Takimi “kokë më kokë” i të dyve do të pasohet nga mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët në Kryeministri.
Vizita e Erdogan në Tiranë do të përmbyllet me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë e cila u ndërtua me fondet e qeverisë turke, investim i cili kushtoi 30 mln euro.
Axhenda
11:30- Ceremonia e pritjes në presidencë, takim kokë më kokë me presidentin Begaj
12:15- Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
13:15- Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25- Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
14:35- Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan
15:00- Drekë në Pallatin e Brigadave
16:50- Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë