Greqi:4 fshatra në ishullin verior të Athinës, Evia janë evakuar si pasojë e zjarrit i cili ka dalë jashtë kontrollit. Flakët u shfaqën në orën 3:00 të mëngjesit të së martës dhe rreth 300 banorë të këtyre 4 fshatrave,Makrimallit, Kontodoptit, Stavros dhe Platanias u detyruan të largohen me autobusa ose me automjetet e tyre.

Vetëm ditën e sotme janë përfshirë rreth 1000 zjarrfikës për të shuar flakët por zjarri është ende jashtë kontrollit. Autoritetet greke kanë kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile të BE, dhe menjëherë 4 avionë zjarrfikës nga Italia dhe Kroacia u vendosën në dispozicion të fqinjëve grekë.

Prej situatës së rënduar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndërpreu menjëherë pushimet dhe u kthye në Athinë për të kryer një takim urgjent me Departamentin e Përgjithshëm Zjarrfikës të Greqisë.

Pas takimit Mitsotakis u shpreh se kushtet ditën e sotme janë jashtëzakonisht shumë të vështira dhe se qëllimi primar është mbrojtja e jetëve njerëzore. Kurse ministri i brendshëm Takis Theodorikakos ishte në një vijë me kryeministrin: Më e rëndësishmja është mos kemi humbje në njerëz.

Në fakt zjarret kanë përfshirë gjithë Greqinë. Vetëm 24 orët e fundit në gjithë vendin janë 56 vatra zjarri aktive, kryesisht pyjore por bilanci është vetëm një zjarrfikës i lënduar në Evia dhe asnjë viktimë deri tani. Ky nuk është problemi i vetëm e grekëve dhe i pushuesve në këto ditë të nxehta vere pasi vendi po goditet dhe nga shumë tërmete sidomos në zonën e Athinës dhe Kretës.

Kujtojmë se vitin e kaluar 100 persona vdiqën nga zjarret në rajonin e Attica-s.

Artikulli paraprakVOA: DOKUMENTET PËR DËNIMIN E VALDRIN PJETRIT ORIGJINALE, E DINTE SE E KALUARA DO I SHFAQEJ PARA SYVE
Artikulli tjetërANTI-INFORMALITETI/ ‘E KA PËSUAR MAKINA JOTE…’, RAMA KOMENTUESIT: TANI PO I JAPIM MË SHUMË GAZ MAKINËS SË SHTETIT