Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nea Agxialon, ku një shqiptarë ka vrarë një të afërm të tij. Sipas mediave greke shqiptari baba i dy fëmijëve po drekonin në shtëpi së bashku me viktimën.

Por në bisedë e sipër ata kanë debatuar ashpër me njëri tjetrin derisa konflikti arriti kulmin dhe 45-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë tre herë kushëririn e gruas, 32-vjeç i cili humbi jetën.

Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari e kreu krimin në sy të dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në shtëpi.

Edhe pse viktima 32-vjeçar u transportua me shpejtësi në spitalin e Volosit ai nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga i afërmi. Ndërsa autori i krimit që dyshohet se ka qenë i dehur është arrestuar nga policia.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN NJË TJETËR BOMBOL NË NJË BANESË , E DYTA BRENDA DITES
Artikulli tjetërMASIVI SHKËMBOR DERDHET MBI RRUGË, BLLOKOHET AKSI ELBASAN-LIBRAZHD