Pasi masakron të dashurën, shqiptari nuk ndalet,sulmon mjeke e police

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Molinella të Italisë për plagosje dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë. Të shtunën mbrëma, policia ka marrë një telefonatë se, një person kishte sulmuar mjekun e turnit dhe një infermier të urgjencës në spitalin e Budrio-s. Pas ardhjes së efektivëve, në vend që të qetësohej, personi në fjalë, ka sulmuar edhe policët, por më pas është neutralizuar. Siç raportojnë mediat loakel, bëhet fjalë për një 33-vjeçar shqiptar, i cili pasi ka dhunuar të dashurën e tij gjatë një grindjeje në banesë, e shoqëroi në spital. Aty, për arsye që mbeten për tu zbardhur, ai sjellë si i ‘çmendur’ dhe ka sulmuar stafin shëndetësor. Dyshohet s e33-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë i dehur. Mjeku dhe infermieri nuk kanë pësuar dëmtime serioze. Ajo që është dëmtuar më shumë është e dashura e shqiptari, një 23-vjeçare italiane, që për shkak të lëndimeve të marra në kyçin e njërës dorë dhe qafë është transportuar në repartin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë së spitalit “Maggiore” në Bolonja. Mjekët i kanën dhënë një prognozë shërimi prej 20 ditësh

Artikulli paraprak38 TË VDEKUR NGA VALA E TË FTOHTIT NË EVROPË, ACAR POLAR NË BALLKAN
Artikulli tjetërGJENDJA E EMERGJENCAVE TE NGRICES GJATE DATES 09.01.2017 NE BASHKINE SHKODER