Zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar nga policia gjatë një aksioni të finalizuar pasditen e sotme.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 38 urdhër arresti, ndërsa mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Ata akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre. Deri në këto momente janë shoqëruar 30 persona.

Gjatë kësaj kohe prokuroria ka konstatuar shkelje të rëndë të ndryshimit të planimetrisë së objektit, ku ndryshe ishte paracaktuar në letra dhe ndryshe është vepruar në terren, gjatë ndërtimit të pallatit.

Shumë objekte që kanë pësuar dëmtime, kanë një ose dy kate shtesë pa lejë, mbi kapacitetin që ishte planifikuar në lejen e ndërtimit.

Artikulli paraprakZBULOHEN 1,8 TON PATATINA, KRUASANË, MIELL E QUMËSHT TË SKADUAR
Artikulli tjetërAKSIONI ANTI DROGË NË VLORË, NË PRANGA 6 PERSONA