Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se rreth 8.1 km kanal kullues Urë-Vilu është pastruar e sistemuar plotësisht nga mjetet e Bordit të Kullimit duke përmirësuar kullimin për 15000 ha tokë bujqësore në Shkodër.

Statusin shefi i qeverisë e shoqëron me një video me pamje nga puna ndërsa shkruan

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga puna për çlirimin e kanalit kullues 8.1 km të gjatë Urë-Vilu që mundëson ujitjen dhe kullimin për 15 mijë Ha tokë bujqësore në zonën e Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakGRANIT XHAKA BËN DEDIKIMIN E VEÇANTË PËR NËNËN E TIJ
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN ARMË DHE DROGË, PESË TË ARRESTUAR NË LEZHË (EMRAT+DETAJE)