Pasuria e zyrtarëve, Llalla s’tërhiqet çon ‘ILDKPKI’ në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Përgjithshme nuk dorëzohet në objektivin e saj për të sekuestruar të dhënat e serverit të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Kështu pas humbjes në dy shkallët e para të gjyqësorit, Prokuroria e Përgjithshme bëri rekurs vendimin në Gjykatën e Lartë. Prokuroria e Përgjithshme nisi hetime ndaj inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe kryeinspektorit Shkëlqim Ganaj me arsyetimin se ai nuk ka denoncuar asnjë rast të konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë në vitet e fundit. Por Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dhe e Apelit rrëzuan kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, që kërkonte dhënien e së drejtës për kontrolluar serverin e vetëdeklarimeve dhe verifikimet e pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Artikulli paraprakRUMANIA ME NJË KANDIDATE MYSLIMANE PËR KRYEMINISTRE
Artikulli tjetërEKIPI I TIRANES VENDOSET NE HOTEL COLOSSEO,TE ENJTEN NDESHJA VLLAZNIA- TIRANA