Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi shpalli sot garën për kryetar të Partisë Demokratike, duke vendosur edhe disa kushte.

Një prej tyre, është dorëheqja dhe jo ngritja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilën Patozi tha se duhet të jetë i barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë.

“Deklaroj se jam i gatshëm të garoj për kryetar të Partisë Demokratike”, tha Patozi nga selia e PD.

“Ftoj zt.Basha që të ndalë mbi ambicien e tij personale dhe të vërë përpara interesin e Partisë Demokratike”, tha gjithashtu Patozi.

Artikulli paraprakNUK I DHA PROVIMIN, STUDENTI GODET PEDAGOGUN NË MES TË QYTETIT
Artikulli tjetërLEZHË, NJË 46-VJEÇAR NGA KOSOVA MBYTET NË TALE