15-vjetori i pavarësise së Kosoves u festua edhe në Lezhë, ku protagonist ishin nxënësit e shkollës “Kosova” në këtë qytet.Në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme të kombit shqiptar u organizua një aktivitet i larmishem artistik.Poezi me karakter patriotik, kenge e deri tek vallet me motive kombetare, u përformuan me mjaft mjeshteri dhe emocion nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare Kosova.

Kjo përformance e tyre tërhoqi vemendjen e shumë të pranishmeve që kishin mbushur sallen e Qendres Kulturore të Fëmijeve, ndërsa drejtoresha e Shkolles Shote Kalaj tha se kjo ditë është një nderim për të gjithë bijtë e kosoves që sakrifikuan për lirinë e vendit të tyre.

Aktivitetet per pavaresine e Kosoves janë kthyer në një traditë të pervitshme për nxënësit e shkolles 9-vjeçare me të njejtin emer në qytetin e Lezhës.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT: LIRONI TROTUARET NË “RUS”! NUK KEMI KU KALOJMË
Artikulli tjetër9 VITE PA ENERGJI ELEKTRIKE, 60 VJEÇARI: NUK MUND TA PAGUAJ