Puka dhe fshatrat e saj janë nga zonat më të varfëra e të papuna të vendit, por njëkohësisht me të goditurat nga moti i acartë i këtyre ditëve.

Shumë familje në zona të thella, dhe njësi të tëra kanë mbetur të izoluara, pa drita, pa ngrohje, në krizë edhe për ushqime. Ndërhyrjet e qeverisë kanë munguar totalisht, dhe prezenca e tyre ka qënë vetëm për propagandë.

Njerëzit në Pukë e dinë se edhe ato pak ndihma që janë dhënë, janë dhënë për të afërmit e deputetëve e pushtetarëve. Janë zona dhe lagje të qytetit të Pukës, të gjitha të bllokuara, të gjitha të pahapura, të gjitha të pastabilizuara apo të pandihmuara nga ana e qeverisë apo nga ana e Bashkisë së Pukës. “Pushteti qëndror dhe ai vendor këtu nuk kanë ardhur. Ministrin nuk e kemi pare”, denoncon një familjar. Në Gjegjan kriza thellohet.

Artikulli paraprakBORA, PËRMIRËSOHET SITUATA NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetër“KTHESA E VDEKJES”, AKOMA RËRË DHE GOMA AUTOMJETESH