Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se e veshi me pushtet kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i dënuar në Greqi sipas saj, sepse ndan lekët me të.

Ish-deputetja, Albana Vokshi, në një dalje për mediat tha se për periudhën 2014-2019, Kajmaku ka përfituar 2.6 milion euro nga buxheti i shtetit.

Vokshi: Ne e zbuluam atë sipas parimit “ndiq paratë”. Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare.

Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë.

Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro.

Vetëm në 2 muaj, Maj – Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit.

2.6 milionë eurot që krimineli i Ramës ka marrë nga fondet publike, sikur ky të ishte kopshtari i Luigjit të 14-të, kanë një arsye. Dhe, kur flitet për Edi Ramën, arsyet janë gjithmonë ose paratë, ose pushteti, ose luksi.
Në rastin e milionave që ka fituar Agim Kajmaku, kjo ka lidhje me të treja këto dhe të çon në një skandal tjetër të abuzimit me taksat e shqiptarëve.

Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera.

Të gjitha këto fakte të çojnë tek përgjigja pse Edi Rama ka emëruar një kriminel në këkrim në Bashkinë e Vorës. Ata vjedhin bashkë dhei ndajnë bashkë lekët e shqiptarëve.

Zgjidhja është një dhe vetëm një: të shkatërrohet organizata kriminale shtetërore që ka ngritur Edi Rama!! Kjo bëhet duke larguar Edi Ramën, duke e çuar para drejtësisë atë dhe çdo kriminel, hajdut e të korruptuar, pjesë të organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama.

Artikulli paraprakEUROSTAT: MISHI NË SHQIPËRI MË I LARTË SE DISA VENDE TË BE
Artikulli tjetërRIATDHESOHEN 60 SHQIPTARË NGA FRANCA