Teksa në seancën plenare deputeti demokrat Tritan Shehu po fliste për ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe luftën ndaj liberalizmit të majtë, Taulant Balla replikoi duke thënë se kryeministri Rama ishte nga të parët që e uroi Trump për zgjedhjen si presidenti i 47 të SHBA-së.
Më tej Balla tha se më Trump, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA do forcohen edhe më shumë. Vetë ai uroi për emërimin si drejtor të CIA-s të John Ratcliffe.
‘Nuk mbaj mend që Kuvendi i Shqipërisë të ketë bërë deklaratë përshëndetëse për një president apo kancelar, është fakt publik kryeministri Rama ka qenë ndër të parët në Europa që ka uruar presidentin Trump për fitoren e shquar. Një pjesë e madhe kolegë të ministrave e kanë bërë një gjë të tillë. Në fund të fundit është një moment i rëndësishëm. Presidenti i SHBA është një aktor i rëndësishëm i politikës globale. Por në këto 102 vite marrëdhënie të ngushta me SHBA nuk harrojmë rolin e tyre në krijimin e shtetit shqiptar. Gjithashtu të falënderojmë presidentët amerikanë nga 1990 nga Bush e më pas tek Clinton, e më pas Bush që vizitoi Shqipërinë, që mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për të vazhduar me presidentin Obama me presidentin Trump, me presidentin Biden dhe përsëri me presidentin Trump.
Unë e kuptoj kolegun Shehu, e kam dëgjuar këtë nga nëntori 2016, dhjetori 2016, janari 2017, kujtoj një ish udhëheqësin e Tritan Shehut që vajti në ceremoninë e inaugurimit më 20 janar. Një gjë është e sigurt, Shqipëria marrëdhëniet me SHBA i ka të forta dhe këto marrëdhënie do forcohen më tej. I keni marrë me radhë, keni përcaktuar politikën që do ndjek sekretari i shtetit Marco Rubio duke ju referuar deklarimeve të tij si senator. Një pjesë e jona kanë uruar edhe propozime të tjera për pozicione kyç. Kam uruar dje drejtorin e ri të CIA-s John Ratcliffe. Në administratën e re të Trump ka duke filluar nga presidenti dhe të tjerët ka shumë njerëz që e njohin shumë mirë Shqipërinë. Mundësi për ta forcuar siç tha dhe kryeministri Rama që marrëdhëniet tona do forcohen më tej. Zoti Shehu keni qenë ministër i jashtëm ,e dini ë çfarë degradimi ishin marrëdhëniet me SHBA.
Nuk po hyj në detaje i dini arsyet. Ju dhe shefi jua sot non grata, jo vetëm kishit thyer moratoriumin e vendosur nga NATO, bllokadën e OKB ndaj regjimit të Millosheviçit. Kishit ndërtuar dhe një kompani në emër të PD që bënte kontrabandë nafte në kundërshtim me atë që kishte kërkuar OKB dhe SHBA. Një gjë është e sigurt, kemi pasur dhe periudhë të errët kur Saliu ishte varkëtari i varkës së familjes së Enver hoxhës. Populli shqiptar dhe amerikane kanë zhvilluar një miqësi të fortë. Dhe shprehje e kësaj ishte ardhja e Beker në 1991, përpjekja juaj për ta përdorur këtë moment, dhe për të filluar për të ushqyer pritshmëri. E rëndë përpjekja për të barazuar që non gratat e Amerikës së Jugut, meqë zoti Rubio nuk ka qenë dakord me non gratat e Amerikës së Jugut. Por nuk do doja ta barazoja non gratën tuaj me Amerikën e Jugut. Jemi shqiptarë. Në këtë këndvështrim, minimalisht je ende në kohë ta tërheqësh mbrapsht arsyetimin logjik se meqë ka qenë kundër non gratave të Amerikës së Jugut do jetë kundër Non gratës tuaj. Ish ministri Beqaj akuzohet për korrupsion, pse qenka kriminel dhe hajdut dhe udhëheqësi yt me të njëjtin akuzë nuk qenka i tillë.’