Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë. Nëpërmjet një vendimi që mban firmën e dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho bëhet e ditur se zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik.

Vendimi cilëson hapjen e procesit zgjedhor për kryetar të PD-së, ku kandidaturat duhet të paraqiten deri në 2 korrik. “Zgjedhjet do të zhvillohen në 22 korrik”, bën të ditur vendimi. Një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha nuk pranoi të jepte dorëheqjen por bëri të ditur ngrirjen e funksioneve të tij.

Artikulli paraprakPAS HUMBJES SË PD, REAGON SALI BERISHA
Artikulli tjetërCILËSIA E FRUTA-PERIMEVE, KONTROLL NË TREGJE DHE FERMA