Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ku tha se partia demokratike i ka zgjedhur kandidatët e saj për 6 marsin duke iu referuar ato që u zgjodhën nga primaret e zhvilluara nga komisioni i Rithemelimit.

PD deklaron se kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët dhe thekson më tej se Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën.

“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga ‘non-grata’, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, shkruan PD.

Artikulli paraprakRRITJA E ÇMIMIT TË KARBURANTEVE, META: I VENDOSIN OLIGARKËT DHE JO TREGU! TË MOS LËMË VENDIN NË DUART TË AVENTURIERËVE
Artikulli tjetërINICIATIVA E KRYEMINISTRIT, PARLAMENTI I MALIT TË ZI NUK E MBËSHTET SHKARKIMIN E ABAZOVIÇ