Përurohet sot në Tropojë shtatorja e Azem Hajdarit.

Në një ceremoni në qytetin e Tropojës ishin të pranishëm Kreu i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ish-lideri historik i PD, Sali Berisha dhe të afërm të familjes Hajdari. Në fjalën e tij, kreu i PD, Lulzim Basha vlerësoi figurën e heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

Berisha: Velloja e narkotikëve ka mbuluar vendin

Ish-kryeministri Berisha tha se një vello e narkotikëve ka mbuluar Shqipërionë dhe duhet të luftojmë për të mposhtur këtë të keqe dhe për bërë realitet ëndrrën europiane të Azem Hajdarit.

“Azem Hajdari jeton dhe do jetojë në idealin e lirisë, në ëndrrën e bukur të çdo shqiptari. Sot ai është një frymëzim sepse pas 27 vitesh nuk mund të mos mohojmë, një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë dhe kjo vello e zezë është vello e narkotikëve dhe bën shqiptarët që mos vendosin dot për fatin e tyre. Sot jemi këtu më të vendosur se kurrë, të frymëzuar nga Azem Hajdari, për tu ndarë nga kjo e keqe dhe nga çdo e keqe tjetër. Shqipëria europiane ishte ëndrra e Azem Hajdarit, të luftojmë bashkë për ta bërë atë realitet sa më shpejt”, u shprej ish-kryeministri Berisha.

Ceremoninë e hapi me fjalën e tij, kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj. “Djalin tonë të bukur e përcollëm të ri, – tha Dusha, – dhe na u kthye në bronx. Azem, ti je gjallë dhe faleminderit që na dha mundësitë të ëndërrojmë”.

Artikulli paraprakPLATFORMA BASHKËQEVERISËSE, RAMA: MINISTRAT, PËRGJEGJËS PËR ÇDO ANKESË
Artikulli tjetërVRAU ME THIKË SHQIPTAREN, BURG PËRJETË 29-VJEÇARIT NË ANGLI