“Ministria e Financave nuk publikon transaksionet e thesarit. Qytetarët e kanë të pamundur të monitorojnë shpenzimet e qeverisë”. Kështu u shpreh anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu gjatë një konference për shtyp nga selia blu. Prej datës 19 mars, tha ajo, qeveria nuk bën transparente shpenzimet e saj, ndërsa ngriti dyshime se kemi të bëjmë me fshehje të pagesave ose me mungesën e parave në buxhetin e shtetit.

“Nga dita e saj e parë, ko qeveri ka thyer çdo rekord të mungesës së transparencës, e cila në çdo rast është shoqëruar me një megaaferë korruptive që do t’i kushtojë miliardat e radhës xhepave të qytetarëve shqiptarë“, tha ajo, ndërsa ngriti shqetësimin edhe për mungesën e financimit të projekteve antikorrupsion sicc është platforma Open Data e cila rrezikon të mbyllet.

Deklarata
Prej datës 19 mars, qytetarët më të varfër dhe më të vjedhur të Europës, faktuar kjo nga çdo raport nderkombetar, e kanë të pamundur të monitorojnë shpenzimet e qeverisë, pasi Ministria e Financave për të disatën herë dhe pa asnjë lajmërim, nuk publikon transaksionet e thesarit. Listës së kontratave koncesionare e prokurimeve publike që nuk publikohen e Ligjeve e Vendime të Këshillit të Ministrave që publikohen me vonesë në Fletore Zyrtare, mjegullnajës e territ të informacionit me lejet e ndërtimit, investimet strategjike, ankandet, subvencionet, qiratë e pronave shtetërore e çdo kontrate tjetër publike, tashmë prej javësh i shtohen edhe transaksionet e thesarit. Fatkeqësisht, transaparenca është në ditët e saj më të errëta edhe për faktin e mungesës së financimit të projekteve antikorrupsion si dritare informacioni e aksesueshme lehtësisht, duke kontribuar në monitorimin e shpenzimeve të qeverisë jo vetëm nga media e gazetarë por mbi të gjitha nga qytetarët shqiptarë. Ҫfarë po kërkon të fshehë qeveria nëpërmjet mungesës së transparencës me transaksionet e thesarit. Transaksione dhe rimbursime që duhet të mbahen jashtë vëmendjes së publikut apo mungesë parash në buxhetin e shtetit?! Nga dita e saj e parë, ko qeveri ka thyer çdo rekord të mungesës së transparencës, e cila në çdo rast është shoqëruar me një megaaferë korruptive që do t’i kushtojë miliardat e radhës xhepave të qytetarëve shqiptarë.

Artikulli paraprakENSAR TAFILI, SHKODRANI QË PO SHKËLQEN ME PARTIZANIN U-19
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ VIZITON ARBËRESHËT NË KOMUNAT E KOZENCËS