Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka thënë se deputeti i PS, Taulant Balla dhe nënkryetar i KQZ, Denar Biba do të paditen për për shpërdorim detyre, fallsfikim dhe manipulim të votës.

Me anë të një deklarate për mediat Pampuri ka hedhur sulme ndaj KQZ dhe deputetit Taulant Balla duke thënë se janë manipuluar dhe shtuar votat në zgjedhjet e 30 qershorit.

Edhe pse KQZ më parë ka sqaruar opinionin publik për shifrat e ndryshme të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit, përsëri duket se PD nuk është bindur dhe me anë të Pampurit ka hedhur akuza duke thënë se skandali i rezultatit është thelluar akoma më shumë në Elbasan. Sipas saj KQZ publikoi dokumentin e fallsifikuar me 3 mije vota nga Taulant Balla.

Më pas Pampuri ka thënë se KQZ është bërë si një fabrikë fasonerie. Punon me materiale gjysëm të gatshme, të cilat i vijnë nga zyra e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË ANGLI,JOHNSON NË MBËSHTETJE TË EMIGRANTËVE: DOKUMENTE PËR TË GJITHË ATA QË KANË SHUMË VITE
Artikulli tjetërPO SHKONTE NË PUNË, AKSIDENTI I MERR JETËN 19-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI