Partia Demokratike vijon kontestimet e saj për ligjin e Vettingut, të paketës së ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi.  Burime brenda Partisë Demokratike bëjnë të ditur se, Partia Demokratike do të sjellë në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi amendamentet e saj, pasi sipas PD-së, EURALIUS ka reflektuar vetëm mbi disa shqetësime thelbësore të ngritura nga PD-ja . Vetëm pak diotë më parë u prezantuan komentet e EURALIUS mbi opinionin e PD për ligjin e Vettingut në Komsionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.   Ekspertët e EURALIUS kanë publikuar rekomandimet e tyre për 10 propozimet e bëra nga Partia Demokratike, që kanë të bëjnë me ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Materiali që demokratët kishin paraqitur për këtë çështje ishte 55 faqe  .Pas votimit unanim në parlament të ndryshimeve kushtetutese ligji i parë i cili duhej kaluar në Kuvend ishte ai i Vettingut, për të cilin opozita solli në komision opinionin e saj.Ndërkombëtarët kërkuan miratimin sa më parë të këtij ligji nga Kuvendi i Shqipërisë, mosmiratimi i të cilit ka futur në ngërç edhe ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Artikulli paraprakTRE SHQIPTARE NE PRANGA.GRABISNIN BANESA NE ITALI
Artikulli tjetërKORRUPSIONI NË HANIN E HOTIT, PEZULLOHET INSPEKTORI I POLICISË