Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka përmbyllur “Ditët e Hapura” për maturantët e qytetit, të cilët janë në fazën e përzgjedhjes së degës në studimet e larta. Për të folur për këtë fushatë promovimi, në emisionin “Studio e Hapur” të gazetarit Senad Nikshiqi ishte I ftuar Arben Prendi, drejtor I departamentit të letërisë I cili foli për sfidat me të cilat përballet universiteti gjatë kësaj periudhe. Ai listoi edhe disa nga format se si qeveria duhet të ndërhyjë për të mos privuar asnjë të ri nga e drejta e studimit.

Pedagogu Prendi teksa foli për programet e studimit, listoi edhe disa nga avantazhet që ka universiteti I Shkodrës.

“Ditët e Hapura” u zhvilluan për tre ditë në fillim të muajit prill, në ambjentet e Rektoratit të universitetit. Numri I të rinjve maturantë të cilët u interesuan për programet e studimit ishte goxha I lartë, por sfidë mbetet mundësia ekonomike e secilit prej tyre për të ndjekur studimet.

 

Artikulli paraprakBERISHA-ALIBEAJ, PËRPLASJE NË KUVEND! ISH-KRYEMINISTRI E SHTYN DHE I MERR VENDIN NË FOLTORE! NIKOLLA MERR MASË DISIPLINORE
Artikulli tjetërSHKODËR, NDAHEN ÇMIMET “HAMIT BORIÇI”