Pedonalja e Molos në Shkodër shfrytëzohet nga të gjitha grupmoshat për të kaluar disa orë të ditës në qetësi.

Lëvizja me motorçikleta dhe biçikleta vazhdon të jetë një shqetësim për ta. Qytetarët thonë se ndihen shumë të rrezikuar ndërsa shëtisin në pedonale për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara të motorçikletave.

Qytetarët shprehen se zgjidhja më e mirë do të ishte ndalimi i lëvizjeve të motorçikletave në këtë zonë, në mënyrë që të parandalohen rreziqet që hasin kalimtarët.

Ky shqetësim është ngritur disa herë nga qytetarët, por deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kan marrë asnjë masë për ta zgjidhur.

Artikulli paraprakNGA DËNIMI PËR VRASJE TEK PJESËMARRJA NË GRUP KRIMINALE E TRAFIK DROGE, OFL IU KËRKON LLOGARI 4 PERSONAVE PËR PASURINË
Artikulli tjetërLISTAT DHE KOALICIONET, RAMA PRANON KËRKESËN E METËS DHE BASHËS: JAM GATI, EJANI QË TË HËNËN NË KËSHILLIN POLITIK