Lëvizja me mjete motorike dhe me biçikleta në pedonalen e urës së Bunës është bërë shqetësim për kalimtarët.

Kjo pedonale shihet si vend qetësie dhe argëtimi. Persona të të gjitha moshave gjejnë hapësirën e tyre dhe e shfrytëzojnë për të kaluar disa orë.

Qytetarët e shohin atë aks si të rëndësishëm. Kalimtarët ndjehen të rrezikuar nga motorçikletat që kalojnë aty dhe janë të frikësuar kryesisht për fëmijet .

Shqetësimi vijon edhe në qëndër të qytetit në pedonalen “Kolë Idromeno”. Biçikletat dhe morçikletat nuk të lënë të kalosh lirshëm.

Përballë këtij shqetësimi institucionet përgjegjëse kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje ndërkohë që qytetarët kërkojnë pengimi e lëvizjes së mjeteve.

 

Artikulli paraprakBALLA-BASHËS: MIKU I LSI-SË, BALILI ËSHTË MIKU JUAJ, ËSHTË KANDIDUAR PËR PD
Artikulli tjetërBELTOJË, INAUGUROHET RRUGA E VARREZAVE