Pas raundit të parë zgjedhor, dy kandidatët për President në Maqedoninë e Veriut, të cilët do të garojnë në raundin e dytë, janë në kërkim të votave të Blerim Rekës.

Kandidati i pushtetit, Stevo Pendarovski ka nisur fushatën duke i bërë thirrje votuesve shqiptar që ta mbështesin atë në raundin e dytë me qëllim që të mos fitojë, siç thotë ai, opsioni i bllokimit të proceseve euroatlantike.

“Deklarata e mbrëmshme e Blerim Rekës më pëlqeu i cili tha se secili nga votuesit e tij janë individë me të drejtë të vendosin vetë dhe të votojnë siç duan ata. Mendoj që të gjithë ne duhet ta mbrojmë këtë qëndrim”-pohoi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Opozita maqedonase gjithashtu synon votat e opozitës shqiptare. Sipas Igor Janushev, të gjithë qytetarët duhet t’i bashkohen konceptit të Gordana Siljanovskës.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve duke mos i ndarë në asnjë bazë të mundshme. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, organizata, shoqata dhe persona fizik”-theksoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, raporton Alsat-m.

Artikulli paraprakAPELI I PRESIDENTIT PËR TË RINJTË: BOSHATISNI KAFENETË, RIKTHEHUNI FUQISHËM TEK LIBRI
Artikulli tjetërAUTOBUSI RRËZOHET NË GREMINË, 24 TË VDEKUR