Pentari në njësisë administrative të Dajcit është fshati që dikur krenohej me bukurinë e tij. Ndërsa sot është për të ardhur keq sesi ky fshat është lënë në harresë. Vala e emigracionit e të rinjve ka prekur edhe fshatin Pentar , teksa në hyrje të tij ndeshesh me të moshuarit.

Që nga rruga për të cilën ka më shumë se dy dekada që nuk është investuar deri tek mungesa e ujit dhe subvencioneve në bujqësi janë problematikat të cilat kanë sjellë pasojën e largimeve tek të rinjtë

Banorët apelojnë që shteti të kthejë vëmendjen tek ajo zonë
Edhe ata pak të rinj që kanë ngelur po përgatiten për tu larguar jashtë vendit si shumë bashkëfshatarë të tyre, pasi fshati Pentar nuk ofron asgjë veç varfërisë dhe lënjes në harresë. Ndërkohë që zgjedhjet lokale po afrojnë, banorët qëndrojnë me shpresën për të pritur ndonjë investim

Artikulli paraprakBARDHAJ, BANORËT : KU JANE PREMTIMET ?
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË E MJESHTRIT TË MADH GAZMEND LEKA