Pak dite nga ky diskutim, problemi mund te koniderohet i zgjidhur .

Tashme invalidet ne Shkoder do kene vendparkimet e tyre te posacme , ne segmentet kryesore . po ashtu vendparkime per personat te cilet levizin me karrige me rrota do te kete edhe prane institucioneve , si bashkia, tatimet, universiteti apo dhe bankat private. Kerkesa erdhi nga shoqata e paradhe tetra plegjikeve ne shkoder, te cilet percollen tek kreybashkiakja e shkodres , shqetesimin per mungesen e infrsatruktures se pershtatshme per kete kategori.

Keshtu kete te enjte punonjesit e bashkise te shoqeruar nga policia bashkiake kane vizatuar mbi rruge sinjalistiken e qarte dhe te pershtatshme. Nje forme kjo per tu krijuar lehtesira kesaj shtrese, sic e kerkon konventa per te drejtat e njeriut. Ky eshte vetem nje hap para ne respektimin e te drejtave te tyre. Kjo pasi mjafton nje veshgim ne rruget e Shkodres per te konstatuar se rampat mund të gjenden vetëm në disa institucione private.

Por situata paraqitet problematike për qasjen e personave me aftësi të kufizuar në vendet e punës , të zbavitjes, në dhomat e fshehta të votimit, Gjykata, apo spitale ku realiteti tregon se kjo kategori nuk është e kufizuar vetëm nga aftësitë e veta, por edhe nga mundësia që u krijohet për lëvizje dhe komunikim.

Artikulli paraprakTË SHTUNËN NË SHKODËR FESTË ME BIÇIKLETA
Artikulli tjetërISA SUKAJ, VLERËSON VLLAZNINË E KËTIJ VITI