Efektivi i FNSH Ardian Kodra, që humbi jetën ditën e djeshme është përcjellë në banesën e fundit. Familjarët, miq, të afërm dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 50-vjeçarit

. Ceremonia e homazheve për efektivin është zhvilluar nga ora 17:00 deri në 19:00 pranë Drejtorisë se Policise ne Shkoder. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Pas homazheve ministri Tahiri në librin e ngushëllimeve shkroi “I paharruar qoftë kujtimi yt, prehu në paqe miku ynë’ në nderim të Ardian Kodrës. Ndërsa Altin Qato u shpreh se kemi nevojë për forcë dhe durim në këto momente të vështira. “Dora e krimit goditi përsëri dhe mori jetën e kolegut tonë. Kemi nevojë për forcë dhe durim, kurajo dhe mbështetje. Ardiani ishte punonjës me eksperiencë dhe shembull për të tjerët”. Pas homazheve trupi i pajetë i Ardian Kodres eshte derguar ne Varrezat e Dëshmorëve në Shkoder, pasi ra në krye të detyrës. Sekretari i Pergjithshem i Presidences,Florian Nuri i ka dorezuar familjareve te policit te vrare medaljen”Shqiponja em Arte”. Djali i viktimes ka falenderuar te gjithe per respektin dhe tha “vepra e babase qofte shembull per policine e shtetit”.Sipas protokollit,flamuri qe mbulonte arkivolin e viktimes se rene ne krye te detyers , u mbeshtoll nga efektivet dhe ju dorezua familjes se te ndjerit.Ne momentin e varrimiit,efektivat e policise pershendeten kolegun e tyre te vrare me bresheri te shtenash me arme.

Artikulli paraprakSTAR PLUS TV ,RAPORTIM DIREKT NGA VATIKANI
Artikulli tjetërMINISTRI BUSHATI FLET PER REFORMEN NE MINISTERALIN E BE