Naile Hoxha, këngëtarja e madhe shkodrane që u nda nga jeta është përcjellë për në banesën e fundit.

Bashkia Shkodër hapi dyert për të bërë homazhet në nderim të një prej figurave më të mëdha të artit shkodran e shqiptar. Nën sfondin e këngëve të pavdekshme, miqtë, të afërm, artististë e përfaqësues vendor i dhanë lamtumirën e fundit Naile Hoxhës. Naile Hoxha, “artiste e merituar” u lind në Shkodër me 31 dhjetor 1934. Që në moshën 13 vjeçare bie në sy për zërin e saj melodioz. Në vetëm pak kohë arrin që të jetë pjesë e plejadës të këngëtarëve të mëdhenj si Bik Ndoja, Ibrahim Tukiçi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, Shyqyri Alushi e të tjerë. Në Radio Shkodra regjistron këngët e para me zërin e saj të fuqishëm. Talenti i saj përhapet kudo dhe vetëm 18 vjeçe shkon drejt Tiranës fillimisht me Estradën e Tiranës e më pas me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Këngët “Xhamadani Kuq si Gjaku”, “Djalë i Dashtun”, “Moj e Mira Synin Larush” e shumë të tjera kultivuan ndër breza shpirtin artistik. Naile Hoxha mbetet gjithmonë pararojë e muzikës e artit shqiptar.

Artikulli paraprakOPERACION GJIGANT, SHPËTOHEN 6500 EMIGRANTË NË LIBI
Artikulli tjetërRAMA NË KONFERENCË, FLET PËR VETINGUN DHE KOALICIONIN