Gjatë ditës së sotme në gjykatën e Fierit kanë mbërritur tre të rinjtë e akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë e mbetur në tentative dhe heqje te paligjshme të lirisë, për caktimin e masës së sigurisë.

Tre të rinjtë mbrëmjen e të hënës tentuan të përdhunonin një vajzë të mitur në një fshat të bashkisë Roskovec.

Ndërkohë që familjarët e Marjus Calamenit, thonë për Fax News se ai është i pafajshëm. Babai i Marjusit, Izet Calameni thotë se i biri ka qenë duke vjelur domate dhe se ka 40 dëshmitarë.

Sipas babait të Marjusit, djali tij u ka dhënë shokëve biçikletën dhe se është arrestuar vetëm sepse u gjet biçikleta në vendngjarje.

Artikulli paraprakDËSHMITARI: MË KËRCËNUAN DJALIN PAS VIDEOS, NUK E DI KUSH E KA BËRË PËRGJIMIN
Artikulli tjetërGJENDET TRUPI I PAJETË NË LUMË,NUK DIHEN SHKAQET