Prokurorët kosovarë kanë ngritur akuzat për gjashtë persona për rastin e përdhunimit të adoleshentes që shokoi opinionin publik.

Adoleshentja u abuzua seksualisht nga një mësues dhe një oficer policie 2 vite më parë në moshën 16 vjeçare.Prokuroria e hapi si çështje pas raportimit nga media kosovare Insajder.

Policia kosovare njoftoi në shkurt të këtij viti se arrestoi një oficer të policisë, një mësues dhe një gjinekolog i cili kreu abortin e vajzës në mënyrë të paligjshme.

Çështja e përdhunimit u publikua fillimisht nga Insajderi, gjë që shkaktoi protesta për të drejtat e grave përpara Drejtorisë së Policisë në Prishtinë.

Të mërkurën prokurorët thanë se të gjashtë të dyshuarit u akuzuan se kishin lidhje me çështjen e përdhunimit të 16 vjeçares.

Ato akuzohen “nën dyshimin e abuzimit seksual si dhe të shpërdorimit të detyrës”.
Denoncoi mësuesin për abuzim, e përdhunon edhe polici.

Në shkurt të këtij viti, në Kosovë shkaktoi jehonë të gjerë një lajm i publikuar se një vajzë e mitur ishte abuzuar seksualisht fillimisht nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici ku ajo kishte kërkuar ndihmë.

Ngjarja dramatike ndodhi në zonën e Drenasit. Efektivi i policisë që akuzohet për abuzimin me adoleshenten ishte zëvendësshefi i hetimeve i Policisë në këtë komunë, Vesel Veseli.
Historia bëhet edhe më e rëndë pasi polici ka abuzuar dy vite me adoleshenten, e madje e ka lënë edhe shtatzënë, duke e detyruar atë të abortojë. Aborti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti në ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, në Prishtinë.

Veseli e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta denoncuar mësuesin e saj për marrëdhënie seksuale me dhunë. Viktima ishte nën moshën 16 vjeçare.

Artikulli paraprakKRIMET E KOMUNIZMIT, IDENTIFIKOHEN DY VIKTIMAT E PARA
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA NË RRUGËN E KOMBIT